Mariçiq-Forsgren Bengston: Thellim i bashkëpunimit dhe mbështetje për rrugën evropiane nga Suedia
Shkup, 9 shkurt – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vend, Kristin Forsgren Bengston, në të cilën biseduan për prioritetet në punën e Sekretariatit për Çështje Evropiane në periudhën e ardhshme, rezultatet nga reformat vijuese, si dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Siç njoftoi SÇE, në takim zëvendëskryeministri Mariçiq i prezantoi aktivitetet prioritare dhe shfaqi bindje se me përkushtimin personal dhe angazhimin e fuqishëm do të punojë në avancimin dhe përforcimin e rolit të SÇE-së si trup koordinues i procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.
“Fokusi i takimit ishte vendosur në bashkëpunimin zhvillimor bilateral mes të dyja vendeve, e cila tradicionalisht realizohet në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Zhvillimor ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Suedisë. Nga ana e ambasadores Forsgren Bengston ishte prezantuar Strategjia e re për ndihmën zhvillimore 2021-2027, në të cilën është paraparë edhe vendi ynë për shfrytëzimin e mjete financiare në sferat me prioritet, të rëndësishme për realizim dhe avancimin e procesit të reformave. Ambasadorja shtoi se Mbretëria e Suedisë, si donatore më e madhe bilaterale nga vendet e BE-së në vend, do të vazhdojë me mbështetjen e Maqedonisë së Veriut edhe në periudhën e ardhshme”, qëndron në kumtesë.
Strategjia e re për ndihmën zhvillimore, theksohet, parasheh katër sfera me prioritet për mbështetjen e procesit të anëtarësimit për avancimin e integrimit ekonomik me BE-në dhe zhvillim të ekonomisë së tregut, përforcim të demokracisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e drejtësisë, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe përgjigje më e mirë e ndryshimeve klimatike, si dhe ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në bisedë shfaqi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore të Suedisë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut dhe e theksoi rëndësinë për zhvillimin e mëtutjeshëm në bashkëpunimin e reformave ndërmjet dy vendeve, por edhe në përballje ]n me sfidat e shumta globale, si vend kandidat për anëtarësim në BE, bëhet e ditur në kumtesën e SÇP-së.