Mariçiq dhe ambasadorët e vendeve të Grupit të Vishegradit presin dinamikë më të madhe në zgjerimin e BE-së

Shkup, 16 shkurt – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, mori pjesë në një drekë pune të organizuar nga ambasadorët e vendeve të Grupit të Vishegradit (V4).

Siç njoftoi Sekretariatit për Çështjet Evropiane (SEA), Mariçiq në takimin me ambasadorët e Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë dhe Republikës Çeke shprehu mirënjohje ndaj Grupit të Vishegradit për angazhimin aktiv drejt politikës së zgjerimit të BE-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendin tonë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut me fillimin e negociatave me Unionin do të mbështetet në masë të madhe në përvojën dhe ndihmën e këtyre katër vendeve, si dhe deri më tani.

“Ambasadorët e V4 konsiderojnë se duhet dinamikë më e madhe në procesin e zgjerimit të BE-së, sepse ky është mekanizmi më i mirë për arritjen e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Ata theksuan se V4 do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit, duke pasur parasysh përkushtimin e vendit tonë për zbatimin e reformave dhe miratimin e vlerave dhe standardeve evropiane në të gjitha fushat e rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve”, theksojnë nga SÇE.

Zëvendëskryeministri me shefat e misioneve diplomatike të vendeve të Grupit të Vishegradit bisedoi edhe për rrugët për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konstruktiv dhe të vazhdueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe vendeve anëtare të V4, për qasjen e re në bisedimet me Bullgarinë, si dhe çështje të tjera të rëndësishme nga politika rajonale dhe ndërkombëtare.