Mariçiq: Detyrë e jona është t’i transformojmë institucionet në kuadër të Bashkimit Evropian
Shkup, 15 shkurt – Detyrë e jona është t’i transformojmë institucionet në kuadër të Bashkimit Evropian, por edhe në rrugën drejt tij, tha sot zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Sipas tij, BE-ja është sinonim për shtet të rregulluar, rrugë më të mira, arsim më të mirë, më shumë mundësi për punësim edhe në shtëpi edhe në vendet e tjera anëtare, më shumë mundësi për zhvillim të bizneseve, treg të përbashkët, ligje të cilat vlejnë për të gjithë, gjyqësi më të mirë dhe në përgjithësi, kushte më të mira dhe më shumë mundësi për qytetarët.
“Bashkimi Evropian paraqet më shumë mundësi, më shumë fonde dhe shtet të rregulluar. Prandaj luftojmë për të hyrë në BE. Bashkimi Evropian nuk është qëllim vetvetiu, por mënyrë për t’u ndihmuar qytetarëve të kenë më shumë mundësi të zhvillohen dhe të kenë standard më të mirë jetësor”, theksoi Mariçiq në “Përshëndetje Maqedoni” në Kanal 5.
Qytetarët tanë, siç tha Mariçiq, udhëtojnë në Greqi, Bullgari, Kroaci, Slloveni dhe e shohin dallimin se si jetojnë ata njerëz sot dhe si kanë jetuar para hyrjes në BE.
“Të gjithë që kanë qenë në këto shtete e kanë të qartë se çka do të thotë BE-ja”, nënvizoi Mariçiq.

