Mariçiq: Çështje e trafikimit të njerëzve është lartë në axhendën e Qeverisë

Shkup, 4 mars – Çështja e trafikimit të qenieve njerëzore është në axhendën e Qeverisë, së pari sepse të pasurit e mekanizmave efektivë për parandalimin dhe shkatlrrimin e aktiviteteve kriminale është i detyrueshëm për çdo shoqëri demokratike dhe së dyti, si vend kandidat për anëtarësim në BE e kemi  marrë detyrimin që të zbatojmë masat dhe aktivitetet adekuate për të luftuar, mes tjerash edhe trafikimin e qenieve njerëzore”, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq.

Ai sot në fjalimin para studentëve pasuniversitarë nga Klinika Juridike Universitare, Xhon Hopkins, tha se Qeveria kishte ofruar bazë për zbatimin e Konventës së OKB-së kundër krimit të organizuar transnacional me dy protokollet e saj, si dhe Konventën e Këshillit të Evropës për aktivitetet kundër trafikimit të qenieve njerëzore, me çka, siç theksoi, krijohet kornizë e gjerë ligjore për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, me fokus të veçantë tek fëmijët.

Mariçiq iu referua gjithashtu edhe kornizës ligjore të vendit, e cila mbulon aspekte të ndryshme në lidhje me parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të ligjit të BE-së, siç është Direktiva për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të saj.