Mariçiq: Çdo institucion e ka për obligim të kursej energji elektrike
Shkup, 14 Tetor – Sipas vendimeve të qeverisë, çdo institucion ka obligim të kursejë energjinë elektrike, tha sot zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ai ka sqaruar se këtë obligim e kanë të gjitha institucionet.
“Çmimet po rriten dhe ne të gjithë e ndjejmë atë. Me masat e paralajmëruara do të arrijmë një racionalitet më të madh në shpenzimin e mjeteve publike, por edhe në konsumin e energjisë elektrike si resurs. Ne i pranuam seriozisht vendimet e qeverisë dhe çdo institucion ka obligim të punojë për racionalizimin maksimal”, tha Mariçiq pas panelit “Në rrugën evropiane: Reforma të reja, mundësi të reja!”.
Mariçiq shtoi se nuk të japin të dhëna konkrete se sa para janë kursyer në institucione nga vendosja e masave.