Mariçiq: Bashkëpunimi rajonal sjellë stabilitet në kohë të krizave, e ardhmja është e përbashkët

Shkup, 17 mars – Bashkëpunimi rajonal është realitet edhe tani, si asnjëherë më parë, rajoni duhet të bashkohet për tejkalim më të lehtë të sfidave me të cilat përballemi edhe ne, ndërsa edhe Bashkimi Evropian, theksoi sot zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropian Bojan Mariçiq në tryezën e rrumbullakët eksperte “Bashkëpunimi rajonal për integrim evropian”, të organizuar në suaza të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Bashkëpunimi i mirë dhe komunikimi i përhershëm në baza të ndryshme janë vlera të nismave rajonale, por gjithsesi nuk janë zëvendësim për integrimin evropian, por shtyllë dhe katalizator i bashkëpunimit rajonal që duhet të çojë në një proces më dinamik të integrimit evropian. Në një kohë të ndryshimeve globale jemi të gatshëm të përshtatemi, por nuk jemi të gatshëm dhe nuk duam t’i ndryshojmë qëllimet tona strategjike, prandaj hapja e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është prioriteti ynë më i madh”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri shtoi se nuk ka alternativë për anëtarësim me të drejtë të plotë në Bashkimin Evropian dhe se duhet t’i fillojmë negociatat sa më shpejtë që është e mundur, sepse, siç theksoi, ne kemi bërë pjesën tonë edhe më shumë se sa pritej, tani është koha që BE-ja ta bëjë hapin e saj përpara.

“Na nevojiten vendime të guximshme që të kthehet në fokusin e politikave më të sukseshme deri tani, ndërsa kjo është politika për zgjerim, duke e marrë parasysh kohën e shpenzuar duke pritur të aktivizohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Union”, përfundoi Mariçiq.

Në suaza të panelit “Ëndrra dhe realiteti i një rajoni evropian”, Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë zgjedhur një anë dhe është e qartë se ata “qëndrojnë së bashku me partnerët e tyre euroatlantikë, si anëtarë të NATO-s dhe aspirantë për anëtarësim me të drejtë të plotë në BE – duke u harmonizuar tërësisht me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.

“Askush nuk e mendonte se sot, këtu duhet të debatojmë për “perspektivat e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE në kohë të krizave”, sepse perspektiva zakonisht është e pashmangshme me paqen dhe prosperitetin. Sot, për fat të keq, jemi dëshmitarë të konflikteve në tokën e Evropës, me pasoja edhe për Bashkimin Evropian, por edhe për ne, vendet e rajonit. Prandaj është e rëndësishme të përfundojë bashkimi i kontinentit, të bëhet më i fuqishëm dhe më rezistent në ç’farëdo lloj kërcënimi të tanishëm ose të ardhshëm”, tha Mariçiq.

https://www.facebook.com/bojan.maricikj/posts/354421650032107