Margot Robbie duket tejet e lezetshme, teksa ekspozon barkun e saj në rritje në Los Angeles
Shtatzëna Margot Robbie tregoi barkun e saj në rritje, teksa doli në Santa Monica, Kaliforni.
Ylli i “Barbie”, 34 vjeçe, ndihej rehat gjatë daljes, e veshur me një bluzë të bardhë që nxirrte në pah barkun e saj në rritje, poshtë një këmishë të bardhë të zbërthyer.
Bukuroshja australiane i ka mbrojtur sytë me një palë syze dielli dhe ka vendosur një çantë të zezë mbi supe.
Aktorja është në pritje të lindjes së fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Tom Ackerley, 34 vjeç.