Marca raporton për veprimet e dhunshme të tifozëve të Vushtrrisë në ndeshjen ndaj Malishevës
Edhe gazeta prestigjioze spanjolle, Marca, i ka kushtuar vëmendje gjestit aspak sportiv nga tifozët e Vushtrrisë, të bërë në ndeshjen e barazhit ndaj Malishevës.
Në mbishkrimin e kësaj medieje, veprimi i tifozëve të Vushtrrisë cilësohet si “një protestë e pa parë deri më sot”.

Siç dihet, pas zemërimit që ata kishin për shkak të ecurisë së takimit, në shenjë revolte dëmtuan ulëset e stadiumit dhe shqyen rrjetën e portës.
Ndeshja përfundoi 3-1 në dëm të Vushtrrisë e cila tanimë po gjen vend edhe në ballinat e gazetave ndërkombëtare, por jo për ndonjë sukses.

