Marash Kumbulla njofton se do të bëhet baba për herë të parë

Reprezentusi i Shqipërisë, Marash Kumbulla ka njoftuar se do të bëhet baba për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kumbulla me anë të një postimi në rrjetet sociale, përcjell Zeri.info.

Kumbulla së bashku me partneren e tij, Greta kanë publikuar në “Instagram” një fotografi ku së bashku mbanin një fanellë me numrin 24 ku nga pas shkruhej “Papa”, që do të thotë “Baba”.

“Je emocioni më i madh në jetën tonë. Mami dhe babi po të presin dhe të duan shumë”, shkruhej në postimin e Marash Kumbullës.

Ndërkohë, Kumbulla aktualisht është pjesë e Romës, ku deri më tani është paraqitur në shtatë ndeshje në të gjitha garat në Seria A këtë sezon, nën drejtimin e Mourinhos.