Maqedonia në listën e shteteve armike të Federatës Ruse, bëjnë pjesë SHBAtë dhe e gjithë Evropa
Shkup, 7 mars – Maqedonia ka gjetur veten në listën e vendeve armike të Federatës Ruse.
Ky lajm vjen pasi qeveria e atjeshme ka miratuar një listë me vende të huaja të cilat cilësohen si armike dhe jo mike ndaj Rusisë, informon Zhurnal.
Në këtë listë janë vendosur rreth 50 shtete, mes të cilave Maqedonia dhe Shqipëria.
Mes tyre janë: SHBA, Kanada, Britania e Madhe, të gjitha shtetet e BE-së, Ukraina, San Marino, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andora, Korea e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

