Maqedonia me mungesë të zjarrfikësve, automjeteve, aeroplanëve e helikopterëve

Shkup, 4 gusht – Gjendja aktuale me zjarret në Maqedoni përsëri tregoi se sa shteti jonë është e (pa)përgatitur dhe sa sistemi për mbrojtje nga fatkeqësi elementare nuk funksionon.

Nga tre aeroplanë për shuarje të zjarreve në vend që është edhe anëtare e NATOs, nuk funksionon asnjëri, sepse të njejtit duhet të servisohen, ndërsa skenari më optimist është se së paku njëri prej tyre nëse tenderi shkon me sukses, mund të servisohet deri në tetor, transmeton Zhurnal.

Nga tre helikopterët e Armatës për shuarrje të zjarreve, funksional janë vetëm dy.

Problemet janë të vjetra dhe janë dëshmi për prioritetet e këqija të të gjitha qeverive të deritanishme të cilat harxhuan të holla në luks dhe jo në gjëra elementare.

Problemi tjetër është se nuk ka paralajmërime për zgjidhje të shpejtë, por si çdo herë, institucionet i’a hedhin fajin njëra tjetrës dhe me premtime se gjërat do të rregullohen.

Siç thonë, çdo çudi zgjatë tre ditë, dhe me shumë mundësi, ngjarjet në Koçan do të harrohen shpejtë derisa të shkaktohen zjarre tjera.

Përshkak mungesës së mjeteve për shuarrje të zjarreve, Maqedonia u detyrua të kërkojë ndihmë nga vendet fqinje, transmeton Zhurnal.

Gjendja më e mirë nuk është as me kamionët zjarrfikës. Qendra për komunikime civile para dy viteve zbuloi se njësitë e zjarrfikësve kanë vetëm 220 automjete. Këtu përfshihen të gjitha automjetet zjarrfikëse.

Mosha mesatare e këtyre automjeteve është 27 vjet dhe madje 154 nga 220 automjetet janë prodhuar shekullin e kaluar.

Për krahasim, ministritë dhe komunat kanë në dispozicion 2645 vetura.

Këto vetura, vetëm 29% prej tyre janë nga shekulli i kaluar ndërsa 71% janë blerë në mileniumin e ri. Ata mesatarisht janë të vjetra 12,5 vjet.

Përpos automjeteve zjarrfikëse, në vend mungojnë gjithashtu dhe zjarrfikës, apo në numra jemi në minus 500 zjarrfikës, numër ky i paraparë me ligj.//Zhurnal.mk