Maqedonia e Veriut vendi i katërt më i varfër në Evropë, Shqipëria edhe më keq (TABELA)
Shkup, 10 shkurt – Maqedonia është vendi i katërt më i varfër në Evropë, sipas të ardhurave bruto për kokë banori, thuhet në publikimin e World Popullation Review. Radhitja është bë sipas të dhënave nga viti 2020, kurse pas Maqedonisë së Veriut në këtë tabelë janë radhitur Ukraina, Moldova dhe Shqipëra, kurse më të pasura se ne janë Bosnje Hercegovina, Serbia, Mali i Zi. Kosova nuk është përfshirë fare në këtë hulumtim, transmeton Zhurnal.
Në përshkrimin e shkurtër për Maqedoninë e Veriut thuhet se pas arritjes së pavarësisë në vitin 1991, vendi ka përjetuar ndryshime dramatike ekonomike dhe graduaisht e ka përmirësuar ekonominë, Tregtia përbën rreth 9 për qind të Bruto Prodhimit Vndr (BPV). Maqedonia ende ka shkallë të lartë të papunësisë prej 16.6 për qind, kurse të Bruto të Ardhurat për kokë banori në vtin 2020 kanë qenë 5.720 dollarë.
BPV është një ndër parametrat kryesor që shkfrytëzohen për vlerësimin e pasurisë ekonomike të një vendi. Ai shpesh plotësohet me Bruto të ardhurat Nacionale (BAN) për kokë banori, që jep tregues më të mirë për atë se si lëvizin komponentat zhvillomore në atë vend. ///Zhurnal