Maqedonia e Veriut me përparim nga “regjimi hibrid” në “demokraci me mangësi”
Shkup, 10 shkurt – Maqedonia e Veriut është në grupin e “demokracive me mangësi” në Indeksin e demokracisë për vitin 2021, i Grupit hulumtues të Ekonomist, duke përparuar pesë vende në krahasim me vitin e kaluar kur ishte vlerësuar si “regjim hibrid”. Vendi këtë vit është renditur në pozitën e 73-të, me notë të përgjithshme prej 6.03.
Sipas kritereve me të cilat bëhet renditja, Maqedonia e Veriut në katër prej gjithsej pesë kategorive ka vlerësime mbi mesataren prej 6.03. Më e mira në pjesën e procesit zgjedhor dhe pluralizmit – 7.42, ndërsa më e keqe është në kuturën politike – 3.13. Funksionimi i qeverisë është vlerësuar me 6.43, pjesëmarrja politike – 6.11 dhe liritë civile – 7.06.
Indeksi i demokracisë së Ekonomist publikohet nga viti 2006 dhe jep mbikqyrrje të shpejtë për gjendjen me demokracinë në 165 vende të pavarura dhe dy në territore. Maqedonia e Veriut vlerësim më të lartë ka pasur në vitin 2006 – 6.33, ndërsa më të ulët në vitin 2015 – 5.23.
Sipas Ekonomist, gjithë rajoni i Evropës Lindore, në të cilin gjendet edhe vendi ynë, ka arritur në vitin 2021 të shmangë pengesat e indeksit mesatar dhe e mban notën e mesme prej 5.36, duke potencuar tre vende – Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Moldavinë të cilat dukshëm i kanë përmirësuar pozitat e tyre dhe kanë përparuar nga “regjimi hibrid” në “demokraci me mangësi”. Në vitin 2021 gjithsej 16 shtete nga rajoni i Evropës Lindore janë “demokraci me mangësi”, katër janë me “regjime hibride” dhe tetë janë “regjime autoritare”.
Indeksi i demokracisë vendet i ndan në katër lloje të regjimeve – “demokraci e plotë”, “demokraci me mangësi”, “regjim hibrid” dhe “regjim autoritar”. Notë më të lartë ka Norvegjia – 9.75, ndërsa më të ulët Afganistani – 0,32.