Maqedonia e Veriut e futur në 7.7 miliardë euro borxhe!

Shkup, 27 nëntor – Banka popullore e Maqedonisë së Veriut në fillim të muajit tetor njoftoi për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm të shtetit, më saktësisht në kuartalin ose tremujorin e dytë të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara që i transmeton “Zhurnal”, në fund të tremujorit të dytë të vitit 2022, borxhi i jashtëm neto regjistroi ulje kuartale me 101 milionë euro, që në fund të qershorit 2022 shkon në 3.988 miliona euro.

Rritje kuartale prej 385 milionë eurosh ka shënuar borxhi bruto i jashtëm, i cili në fund të tremujorit të dytë arriti në 10,379 milionë euro. Bruto kërkesat e jashtme kanë shënuar rritje prej 486 milionë euro dhe tani vlera e përgjithshme është 6,391 milionë euro.

Pozicioni negativ i investimeve ndërkombëtare neto në fund të qershorit 2022, është 7,770 milionë euro, ose 58.3% e BPV-së së parashikuar për vitin 2022. Nga kjo shumë, pjesa më e madhe, ose 83%, janë detyrime neto të bazuara në investime direkte, nga të cilat 73% janë të bazuara në kapitalin e vet.

Në fund të qershorit 2022, borxhi i jashtëm bruto arrin në 10,379 milionë euro (ose 77.9% e BPV-së së parashikuar) dhe shënoi një rritje tremujore prej 385 milionë euro (ose me 3.9%).

Krahasuar me fundin e një viti më parë, borxhi bruto i jashtëm është rritur për 802 milinë euro ose për 8.4%.