Maqedonia e Veriut dhe MPB-ja nikoqir të Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE-Ballkani Perëndimor

Shkup, 24 tetor – Maqedonia e Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të jenë nikoqir të Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE-Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor të këtij viti në Shkup.

Këtë informacion e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Është nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që edhe këtë vit, ndërsa për herë të dytë gjatë mandatit tim vjen edhe një mirënjohje për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe MPB-në, kënaqësi të jemi nikoqir të Forumit ministror për drejtësi dhe punë të brendshme BE-Ballkani Perëndimor në Shkup me 26-27 tetor 2023”, shkroi Spasovski.