Maqedoni/ Për një javë janë vaksinuar rreth 50 mijë qytetarë

Shkup, 16 gusht – Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë javës që kaloi, janë aplikaur gjithsej 49569 doza të vaksinave. Siç njoftojnë autoritetet, është rritur ndjeshëm interesi për vaksinim, informon Zhurnal.
Vaksinimi po vijon pa pengesa ndërsa po zhvillohet dhe vaksinim në teren. Deri tani gjithsej janë aplikuar 1.058.112 doza të vaksinave, ndërsa janë rivaksinuar 471728 qytetarë.
Qytetarët pa termine gjithashtu po vaksinohen pa pengesa në gjithë shtetin. Gjithashtu edhe më tej mund të caktoni termine për vaksinim në uebfaqen vakcinacija.mk
Nga Ministria e Shëndetësisë sigurojnë se vaksinat janë të sigurta dhe janë mënyra e vetme për t’u mposhtur pandemia.//Zhurnal.mk