Manuel Locatelli rezulton pozitiv me COVID-19

Mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Manuel Locatelli, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kanë njoftuar Bianconerët me anë të faqes zyrtare.

Ish-mesfushori i Sassuolos luajti 82 minuta në humbjen 3-0 të Bianconerëve kundër Villarrealit në ndeshjen e dytë të 1/8-tës në Ligës së Kampionëve mbrëmë.

Bianconerët kanë njoftuar tani se mesfushori ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se sot Manuel Locatelli ka rezultuar pozitiv me Covid-19”.

“Lojtari tashmë është i vetëizoluar”, thuhet në një deklaratë të klubit.

Locatelli supozohej të merrte një thirrje për ndeshjet “Play-off” të Kupës së Botës të Italisë.

Roberto Mancini do të emërojë listën e skuadrës së tij nesër dhe tani nuk ka gjasa që ta përfshijë 24-vjeçarin në skuadër.