Mane nuk është i lumtur te Bayern? Salihamidzic sqaron situatën

Drejtori i Bayern Munich ka dhënë disa komente lidhur me situatën e Sadio Mane te klubi.

Hasan Salihamidzic ka komentuar situatën e Mane, duke insistuar se nuk qëndrojnë raportimet që thonë se lojtari nuk është i lumtur në klub.

Megjithatë, boshnjaku ka thënë se senegalezit mund t’i duhet pak kohë për t’u ambientuar akoma më mirë.

“Sadio akoma ka nevojë për kohë, ai duhet të mësohet në Bundesliga, dhe do të mësohet”, ka thënë Salihamidzic.

“Flas rregullisht me të. E di se si është të vish në një qytet si i ri, në shtet të ri, në tjetër kulturë futbolli. Sadio është në këtë proces, çdo gjë do të bëhet më mirë për të dhe së shpejti do ta shohim edhe në fushë. Ai është nga lojtarët më të mirë në botë, do të kënaqemi akoma më shumë me të”, shtoi ai.

Me Mane që nuk është në formën më të mirë, kampionët në fuqi të Bundesliga kanë shkuar në seri pa fitore në katër ndeshje dhe e gjejnë veten në pozitën e pestë në tabelë.