Mancini fton 39 futbollistë për ndeshjet e muajit qershor, mbetet jashtë sërish Mario Balotelli

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka vendosur të grumbullojë plot 39 futbollistë për ndeshjet e muajit qershor.

Në këtë rrugëtim të ri të përfaqësueses italiane, pas dështimit në fazën ‘Play-Off’ për Kupën e Botës, “Katar 2022”, synimi është Liga e Kombeve, si për të fituar trofeun dhe për të pasur një avantazh në renditjen e përgjithshme për shortin e Euro 2024.

Italia do të luaj me me Hungarinë, Gjermaninë dhe Anglinë në një grup që është tejet i vështirë për tu kaluar.

Katër ndeshje janë programuar për t’u zhvilluar në muajin qershor. Bëhen pesë nëse merret në konsideratë edhe sfida me Argjentinën, “Finalissima”, e parashikuar për t’u zhvilluar në fillim të muajit tjetër.

Për herë të parë grumbullohen sulmuesi i Empolit, Andrea Pinamonti dhe mesfushori i Sassuolos, Frattesi.

Nërkohë rikthehet Spinazzola një vit pas atij lëndimit të tmerrshëm gjatë finaleve të Evropianit, trofe i fituar pikërisht nga të kaltrit.

Mungojnë Mario Balotelli dhe Joao Pedro. Jashtë për arsye lëndimi kanë mbetur emra si Ciro Immobile, Castrovilli, Federico Chiesa dhe Rafael Toloi.

Lista e Italisë për ndeshjet e muajit qershor:

Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Genoa);

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Davide Calabria (Milan), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter), Emerson Palmieri Dos Santos (Olympique Lyonnais), Alessandro Florenzi (Milan), Manuel Lazzari (Lazio), Luiz Felipe (Lazio), Gianluca Mancini (Roma), Leonardo Spinazzola (Roma);

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Sassuolo), Jorginho Frello Jorge Luiz (Chelsea), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Sandro Tonali (Milan), Marco Verratti (Paris Saint Germain);

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Gianluca Caprari (Verona), Lorenzo Insigne (Napoli), Moise Bioty Kean (Juventus), Andrea Pinamonti (Empoli), Matteo Politano (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo), Gianluca Scamacca (Sassuolo), Mattia Zaccagni (Lazio), Nicolò Zaniolo (Roma).