Man Utd interesohet për Hirving Lozanon e Napolit

Manchester United interesohet për lojtarin e Napolit, Hirving Lozano.

Lajmin e bën të ditur Gianlucca Di Marzio.

Meksikani bëri paraqitje të mira me napoletanët, çka bëri që as ofertat për të të mos mungojnë.

“Djajtë e Kuqë” po çalojnë shumë në krahët e sulmit dhe ardhja e 27-vjeçarit do të ishte shumë e nevojshme për ta shtuar kualitetin në atë repart.