Man United afër transferimit të Antony

Manchester United janë afër të mbyllin marrëveshjen me Antony.

Ylli brazilian i skuadrës së Ajax Amsterdam, Antony është afër të transferohet në ‘Old Trafford’ te skuadra e Man United.

Sipas raportimeve të ‘The Sun’, anësori mund ta ndjek trajnerin Erik ten Hag me një lëvizje të tillë.

Antony mund të jetë marrëveshja e parë e Man United për merkaton e verës.

Ten Hag synon të ribashkojë forcat me brazilianin edhe në ‘Old Trafford’, pas sukseseve që patën së bashku tek Ajaxi.

United akoma nuk kanë bërë ofertën për lojtarin e as për skuadrën e Ajax.