Man City një hap më afër me Cucurella
Manchester City janë afër arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin e majtë, Cucurella.
Marc Cucurella është i pëlqyeri i Pep Guardiola për krahun e majtë të mbrojtjes te skuadra e Manchester City.
Lojtari i Brighton ishte nga më të dalluarit sezonin e kaluar në Premier League dhe ka zgjuar interesimin e kampionëve.
Sipas ‘El Desmarque’, Man City janë një hap më afër kompletimit të marrëveshjes.
Lojtari pritet t’i kushtojë skuadrës së Man City deri në 40 milionë euro.
Cucurella është shprehur i hapur për të bërë një lëvizje të tillë.

