“Mallkimi” i postit të kryeministrit
Arrestimi i ish kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe disa bashkëpunëtorëve të tij përshkak dyshimev për keqpërdorime të fondeve evropiane, ditëve të fundit ishte kryelajm në disa media rajonale dhe botërore. Por nëse shihet më prapa dhe më gjerë, mund të konkludohet se arreestimet e ish kryeministrave, nuk janë ndonjë kuriozitet. Përkundrazi kjo u bë si një rregull, ish kryeministrat, karierën politike nëse jo në politikë dhe prapa grilave, patjetër ta përfundojnë me ndonjë aktakuzë apo dyshime për keqpërdorime, transmeton Zhurnal.
Nga Sanader deri te Borisov…
NGa arrestimi i fundit i Borisovit, përmes akuzave kundër ish kryeministrave të Kirgistanit, TEmir Sariev, i Sllovakisë – Robert Fico, i Pakistanit – Sahid Kagana Abasi, i Malajzisë – Naxhib Razak, i Bosnjes e Hercegovinës Fadil Novaliq, i Kroacisë – Ivo Sanader, i Italisë – Silvio Berlusconi, i Çekisë – Andrej Babish, i Francës – Eduar Baladur, i Izraelit – Benjamin Netanjahu,, e deri te akuza e fundit e kancelarit austriak, Sebestijan Kurz, shumë çështje ngelën pa përgjigje.
Edhe Maqedonia në këtë pikëpamje ka traditë të begatshme. Duke filluar nga kryeministri i parë, Nikolla Kljusev, Qeveria e të cilit ishte votuar pikërisht ditën e nesërme, para 31 viteve. Maqedonia deri tani kishte nëntë kryeministra. Së paku tre prej tyre ose u arrestuan ose rrezikonin të arrestoheshin.
Ljubço Georgievski, i cili ishte kryeministër nga viti 1998 deri në vitin 2002, më vonë ishte i dyshuar në lëndët “Traektoria” dhe “Banka Postare”, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Veprat penale të tij u vjetruan.
Vllado Buçkovski, i cili udhëhoqi shtetin nga dhjetori i 2004-tës deri në gusht të 2006tës, në vitin 2008 u dënua me 3,5 vite burg, por ky dënim nuk hyri asnjëherë në fuqi. Akuza kundër tij zgjati me vite e me vite, ndërsa në vitin 2019 edhe ajo u vjetrua pasi disa herë u kthye në rigjykim.
Pas fitores në vitin 2006, VMRO-DPMNE e mori nën udhëheqje shtetin, ndërsa në krye të saj qëndroi Nikolla Gruevski, i cili në pushtet qëndroi plot nëntë vite e gjysmë. Para se të përfundojë mandatin e tij të fundit, LSDM filloi me publikimin e audio materialeve nga përgjime, të ashtuquajtura bomba, ndërsa prej aty u formua dhe PSP e me të bashkë dhe shumë akuza kundër shumë anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Pasi Gruevski e kuptoi se mund të dënohet me burg, ai iku në Hungari, ku dhe fitoi azil politik. Për pasardhësin e tij, Zoran Zaev, ndoshta mund të thuhet se kishte rrugëtim tjetër. Ai që para se të bëhej kryeministër kishte akuzë. Akuzohej për mitmarje nga një biznesmen. Pasi u bë kryeministër u lirua nga kjo akuzë.
Përshtatja e ligjeve me interesat private është e rrënjosur thellë
Disa prej njohësve thonë se kur bëhet fjalë për demokraci parlamentare ashtu siç është edhe ajo e Maqedonisë, në masë të madhe ka të bëjë me pozitën inferiore e pushtetit gjyqësor dhe ligjvënës lidhur me atë eksekutiv. Kështu, bartësve të pushtetit, veçanërisht atij që e udhëheqë, u janë dhënë mundësi pothuajse të pakufizuara.
“Ligjet që janë qendisur me masë dalin nga ndikimi i papërshtatshëm gjatë sjelljes së ligjeve. Shfrytëzuesit e ligjeve që janë përgatitur me masë janë persona fizik, persona juridik ose grupë e ngushtë apo rrjet e disa personave të lidhur, interesaprivate të cilëve janë privilegjuar dhe mbrojtur nga gjyqësia në dëm të interesit publik. Praktika për përshtatjen e ligjeve ndaj interesave private është rrënjosur thellë në Maqedoninë e Veriut”, konstaton “Transparency International” në një prej raporteve të saja.
Pasi shumica parlamentare e cila është nën kontrollë direkte nga kryeministri do t’i votojë ligjet që dorëzohen nga Qeveria, ato më tej munden pa asnjë kufizim të keqpërdoren dhe të thuhet se “janë sipas Kushtetutës dhe sipas ligjeve”.
“Kështu është sepse edhe gjyqësia deri tani nuk ka treguar iniciativë më serioze kur bëhet fjalë për ngritjen eventuale të procedurave kundër bartësve aktual të funksioneve. Përpos nëse u është urdhëruar ndryshe”, komentojnë njohësit.
Përpos kësaj, njohësit cekin edhe problemin me keqpërdorimin e kompetencave. Mundësitë për këtë sipas tyre janë të shumta edhe pse në një pjesë të madhe janë detektuar, nuk janë eliminuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për kompetencat që janë në dispozicion për njeriun e parë të Qeverisë, transmeton Zhurnal.
“Janë detektuar pikat e dobëta dhe mënyrat si keqpërdoret e drejta diskrecionale dhe kjo duhet të vendoset nën kontroll. Kur të zgjedhen profesionistë dhe do të shtërngohen të gjitha punëet nga të gjitha anët, atëherë nuk do të ketë hapësirë përkeqpërdorim të së drejtës diskrecionale. Do të ketë njerëz në vendin e duhur”, konstatoi para një kohe të shkurtër, Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.
Siç sqaroi ajo, një nga rreziqet kryesore nga korrupsioni është ekzistimi i kompetencave të gjera diskrecionale, veçanërisht në fushën e dhënies e lejeve, vendimeve, licencave, harxhimin e parave publike, keqpërdimin e pozitave zyrtare në sektorin publik etj.
Qeveria në një periudhë paralajmëroi se me propozim të Antikorrupsionit, do të zbatojë analizë të kompetencave diskrecionale të bartësve të funksioneve publike, me qëllim që ato të ulen, por për rezultatet si duket do të duhet të pritet…/Zhurnal.mk

