Dimovski: Makron dëshiron të na bindë për propozimin pasi dy herë na quajti maqedono-verior

Shkup, 13 korrik – Ish deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, sot në Click21 theksoi se presidenti francez, Emanuel Makron, dy herë maqedonasit i ka quajtur maqedono-verior, e më pas e ka ndryshuar deklaratën vetëm e vetëm që t’i bindë të pranojnë propozimin, transmeton Zhurnal.

“Emanuel Makron, presidenti francez, dy herë më parë, në dy deklaratat e tij na quajti maqedono-verior, e më pas për dy ditë e ndryshoi deklaratë kur duhet të na bindë të pranojmë propozimin”, thotë Dimovski.

Ai nuk e di pse Makron e ka bërë një gjë të tillë dhe nuk mund ta interpretojë.

Sa i përket vetos bullgare, ai shprehet se si kusht për t’u tërhequr e njejta, Maqedonia duhet të pranojë se Goce Dellçev ka qenë bullgar.

Sipas tij, nëse Maqedonia nëse pranon se Goce Dellçev ka qenë bullgar, atëherë hiqet vetoja, nëse nuk pranon, atëherë do të ketë veto për kapitullin e 12./Zhurnal.mk