“Makpetrol” në shkurt do të porosis gaz me çmim të zvogëluar

Shkup, 8 shkurt – “Makpetrol” në shkurt do t’i ulë çmimet e metanit (KPG – gazit natyror të kompresuar) dhe gazit natyror, si rezultat i marrëveshjes së shkëlqyer të arritur nga kompania me Gazprom, informojnë nga kompania.

Krahasuar me muajin janar, siç thonë ata, çmimi me pakicë i metanit është më i ulët për 12,74 për qind, përkatësisht 14 denarë për kilogram dhe tani shkon në 96 denarë për kilogram. Çmimi i gazit natyror ulet me 204 euro për 1000 metër kub normal.

“Duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë afatgjatë profesional me “Gazprom”, si dhe për faktin se “Makpetrol” është e vetmja kompani në vend që nënshkruan dhe zbaton marrëveshje të tilla, kështu që në këtë drejtim arritëm një marrëveshje të shkëlqyer, e cila na ofroi një çmim 30 për qind më të ulët nga bursa. Përkundër krizës globale energjetike, për partnerët tanë afarist në shkurt ajo do të reflektohet në një ofertë të përmirësuar si në shitje me pakicë ashtu edhe në shitje me shumicë të gazit natyror të metanit, theksojnë nga “Makpetrol.

Ata theksojnë se përkundër krizës energjetike që ka prekur çdo pjesë të botës, dhe ndikimi i saj po ndihet veçanërisht në kontinentin evropian, kompania e tyre po kryen, siç thonë ata, furnizim stabil dhe në kohë si të metanit CNG ashtu edhe të gazit natyror.

“Duke vazhduar në përputhje me politikën aktuale të kompanisë, Makpetrol “në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të investojë dhe përmirësojë këtë segment të operimit të saj, theksojnë nga “Makpetrol”.