Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Shkup, 4 gusht – Komunikacioni hekurudhor prej dje është ndërprerë për shkak të bojkotit të makinistëve. Ata sot presin të takohen me menaxhmentin e ndërmarrjes me qëllim që të gjendet zgjidhje për kërkesat e tyre.
“Komunikacioni ende është I ndërprerë. E presim takimin në orën 11:00. Ne jemi këtu dhe e presim ekipin menaxhues”, deklaroi për MIA-n Toni Dimovski, përfaqësues I personelit machinist në Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Transporti”.
Makinistët kërkojnë t’u paguhet pjesa e dytë e rrogës së qershorit, ndërkaq paralajmërojnë se në KD të ndërmarrjes dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve do të dërgojnë shkresë në të cilën do të kërkojnë edhe pagesë të kompensimit për cilësi.
Bojkoti filloi dje në orën 16:00 kur u stopua komunikacioni hekurudhor I mallrave dhe udhëtarëve.