Makarona me mish pule

Këto janë një ndër pastat më të shijshme që keni provuar ndonjëherë sepse janë tejet të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur!

Përbërësit:

 2 feta gjoks pule
▪ 1 spec të kuq
▪ 1 spec të portokalltë
▪ 1 spec të verdhë
▪ 1 qepë
▪ kripë
▪ piper të zi
▪ spec të kuq të bluar
▪ pluhur hudhre ose 2 copa hudhër
▪ fara qimnoni
▪ makarona
▪ djathë cheddar (në mungesë të tij bën të zëvendësohet edhe me djathë kaçkavall)

Përgatitja:

Fetat e pulës i fërgoni në një tigan me vaj derisa të fërgohen në të gjitha anët njësoj. Pastaj i hiqni nga tigani dhe në atë tigan i shtoni fetat e të tri llojeve të specave dhe fetat e qepës.

Pasi të fërgohen të gjitha produktet i shtoni 5 gota qumësht dhe makaronat. Pastaj përziejini të gjitha së bashku dhe mbyllni me kapak për 20 minuta.

Pasi të zihen makaronat i shtojmë djathin cheddar dhe i përziejmë mirë.

Shërbejini sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!