Majk ironizon me masat antiCOVID: Tek ne nuk është luftë, por kemi orë policore para Ukrainës

Reperi, Majk ka ironizuar rreth masave antiCOVID që po na shoqërojnë që një kohë të gjatë.

Reperi përmes një postimi në Instastory, ka ironizuar me kufizimin e lëvizjes.

Majk ndërlidhi masat ndaj koronavirusit me situatën konfliktuoze në Ukrainë.

Ai tha se tek përkundër faktit që nuk është luftë, ekziston ora policore.

“Te ne nuk është luftë, po këna orë policore para Ukrainës, bravo qeveria e Kosovës”, ka shkruar Majk në një status.

Madje ai ka ironizuar edhe kërkesen që duhet të kesh dy dozat e vaksinës për të hyrë në Kosovë.

“Po bëhet lufta e tretë botërore, këta policët kufitar te ne ende po na kërkojnë vaksinat. Me bo me deshtë me na pushtuar dikush, nuk do të mund të hyjnë pa dy vaksina në Kosovë, bravo”, ka shkruar reperi në një tjetër postim.

Ndryshe pakënaqësi ndaj masave patën shprehur edhe shumë artistë të tjerë.