Macron refuzon dorëheqjen e kryeministres

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka refuzuar një ofertë dorëheqjeje nga kryeministrja që ai emëroi, duke thënë në vend të kësaj se qeveria duhet “të qëndrojë në detyrë dhe të veprojë”.

Elisabeth Borne u kritikua nga disa komentues pasi koalicioni i Macron humbi shumicën e tij të dielën, transmeton rtv21.tv.

E ardhmja e saj dukej e kërcënuar pas rezultatit, gjë që e la presidentin të kërkonte mbështetje nga rivalët.

Ai do të takohet me kundërshtarët e tij politikë për bisedime të martën.

Por as e djathta ekstreme e Marine Le Pen dhe as aleanca e majtë-jeshile e Jean-Luc Mélenchon nuk janë të prirur të punojnë me qeverinë qendrore të Macron, e cila është 44 vende larg shumicës dhe që përpiqet dëshpërimisht të shmangë paralizën politike.

Pallati Élysée tha se zonja Borne ofroi zyrtarisht dorëheqjen të martën në mëngjes, duke i dorëzuar një letër zotit Macron – kreut të shtetit – i cili e hodhi poshtë atë