Macron i drejtohet kombit francez rreth agresionit rus në Ukrainë
Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim televiziv rreth agresionit rus në Ukrainë.
Ai ka paralajmëruar se trupat ruse po bombardojnë kryeqytetin ukrainas të Kievit dhe shumë refugjatë po ikin në vendet fqinje evropiane.
Ai u bëri thirrje të gjithë shtetasve francezë që të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur, raporton skynews.
Macron tha se Franca do të vazhdojë të kërkojë armëpushim, por shtoi se vendi do të vazhdojë të “mbrojë sovranitetin” e Ukrainës.

