Lutkov: Salla universale do të jetë gati deri në fund të vitit 2027, nuk është e mirë dinamika e projektit “Shkupi 2028”

Shkup, 30 korrik – Deri në fund të vitit 2027 duhet të përfundojë dhe lëshohet në përdorim Salla universale. Deri të premten do të nënshkruhet tender për rikonstruimin e sallës dhe punët ndërtimore do të fillojnë pasi të përfundojë procedura rreth tenderit, përkatësisht deri në fund të shtatorit.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov tha sot se para dy javësh ka dorëzuar informacion në seancë qeveritare në lidhje me procedurat dhe se kanë përfunduar të gjitha proceset që janë trashëguar nga më parë. Ministria e Kulturës dhe Turizmit është investitori, por institucioni mbetet në pronësi të Qytetit të Shkupit.

“Deri në fund të kësaj jave, procesi do të zgjasë gjithsej 60 ditë dhe më pas fillojmë ndërtimin e Sallës universale. Shpresoj që deri në fund të shtatorit do të mund të hapim ofertat dhe të fillojmë procesin e rikonstruimit. Me dinamikën që kemi në buxhet, duhet të përfundoj deri në fund të vitit 2027. Janë ndarë rreth 20 milionë euro, të shpërndara për tre vite”, tha Lutkovi.

Me këtë plan, objekti do të jetë i hapur për aktivitete që do të mbahen në kuadër të manifestimit “Shkupi – kryeqyteti evropian i kulturës 2028”.

Në takimin me gazetarët, Lutkovi ka thënë se në seancë qeveritare do të merret vendim për mbështetjen – në para dhe hapësirë dhe resurse nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit në këtë projekt të udhëhequr nga Qyteti i Shkupit për të cilin është i detyruar të investojë 25 milionë euro.

Agjencia për Mbështetjen dhe Promovimin e Turizmit do të pushojë së ekzistuari si institucion i pavarur dhe do të jetë në përbërje  të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, që u zyrtarizua me

Nga ana e saj, Ministria tashmë po ndihmon në ndërtimin e shtatë objekteve shumëfunksionale në gjithë kryeqytetin që do të ofrojnë kushte hapësinore për ngjarjet në vitin 2028. Theksoi se ndërtimi i tyre nuk është parashikuar në programin për projektin “Shkupi 2028” për të cilin Ministria është mbështetëse, ndërsa Qyteti udhëheq gjithë procesin.

Meqenëse për ta është e rëndësishme që Shkupi të mos e humb titullin që mori nga Komisioni Evropian, “ushtruan presion”, tha ai, që në Qytetin e Shkupit të formohet trup koordinues për projektin ku tani ka pasur disa takime.