Lula akoma ka avantazh bindës ndaj Bolsonaros në prag të zgjedhjeve presidenciale në Brazil
Epërsia e ish-presidentit brazilian Luis Inasio Lula da Silva ndaj presidentit aktual Zhair Bolsonar në qershor ka mbetur pothuajse e pandryshuar nga muaji paraprak, sipas një sondazhi të ri të “Datafol” të publikuar dje, transmetojnë mediat britanike.
Në sondazhet parazgjedhore Lula ka mbështetjen e 47 për qind të votuesve, ndërsa për Bolsonaron kanë thënë se do të votojnë 28 për qind e votuesve.
Në maj, sondazhet e opinionit treguan se raporti i vlerësimit ishte pothuajse identik me epërsinë e Lulës prej 48 për qind, krahasuar me Bolsonaro, i cili kishte një vlerësim prej 27 për qind midis brazilianëve të kualifikuar.
Kandidatët e tjerë kanë pak ose aspak përparim, gjë që tregon se gara presidenciale me shumë gjasa do të mbetet e polarizuar.
“Datafol” dje dhe pardje intervistoi 2556 brazilianë me të drejtë vote, përkatësisht mbi 16 vjeç.

