Lukaku drejt Torinos, tifozët tallen me sulmuesin belg

Romelu Lukaku është afër transferimit te Juventusi. Çellsi dhe Juventusi do të shkëmbejnë sulmuesit. Me belgun që pret të vendoset nën urdhrat e Maks Alegrit dhe Dushan Vlahoviçit drejt “Stamford Brixhit”. Kalimi i ish-bomberit të Interit te Juventusi ka shkaktuar zemërim të madh te tifozët e Interit, por Lukakun nuk e duan as mbështetësit e “Zonjës se Vjetër”. Këta të fundit kanë shpalosur një banderolë të madhe, duke thumbuar goleadorin 30-vjeçar.Ironia lidhet me finalen e Ligës së Kampionëve midis Man. Sitit dhe Interit. Me Lukakun që në një moment u shndërrua në “portierin” e “qytetarëve”, duke i mohuar golin mbrojtësit Di Marko.