Luan Rudaj do luftoj për titull botëror ne Tajlandë

Luan Rudaj kampion ne dy federata botërore ne fund te këtij muaji ne Tailande do te luftoje edhe për një tjetër titull të botës A.F.S.O, e cila është njëra prej federatave më të njohura ne skenën e Thaiboxit. Për këtë përballje Rudaj tregon se aspak nuk e ka pasur të lehtë përgatitjen pasi është përball me Pandeminë ku gjithnjë ka qen i limituar. Gjatë rrugëtimit të tij të përgatitjeve i kanë ndihmuar shumë miqtë e tij por edhe familjar që gjithashtu janë sportist, duke mos anashkaluar edhe sponsoret qe e kanë mbështet. Rudaj në një intervistë ekskluzive për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se këtë titull do ja dedikon nënës së tij që i ka munguar shumë në periudhën e përgatitjeve të vështira.

ArenaRing: Ku i keni zhvilluar përgatitjet për ketë përballje ?

Rudaj: Përgatitjet për këtë përballje kryesisht i kam zhvilluar në palestrën time në Zvicër ku me kanë ndihmuar edhe miqtë e mi si dhe familjar ne përkrahje morale por edhe sparingje pasi te njëjtin janë edhe sportist nga ana tjetër afër vetëm kam pasur edhe një ekip super profesional që kanë punuar me mua në aspektin psikik.

ArenaRing: Sa ishin te vështira ato ne kohe pandemie ?

Rudaj: Normal qe periudha e Pandemisë edhe mua më ka godit sepse nuk i kemi pasur të hapura të gjitha dyert dhe jam përball me disa bllokime po fal palestrës sime ia kam dal. Kohen e Pandemisë përveç ushtrimeve maksimale e kam shfrytëzuar për të kryer një shkollim që përmbante edhe pjesën praktike, kështu që pas punës orarit të punës isha i detyruar të zhvilloj dy herë ushtrime përgatitor që të arrij nivelin e duhur.

ArenaRing: Sa keni pasur mbështetje nga sparingjet ?

Rudaj: Kryesisht jam i kënaqur nga sparinget dhe gjithmonë ato i kam zhvilluar me pesha më të rënda, ky në përgjithësi të njëjtit janë kanë sportist nga Zvicra, ku nuk kanë munguar as boksier.

 ArenaRing: Kush po ju mbështet ne realizimin e ëndrrave tuaja ?

Rudaj: Mbështetjen më të madhe e kam nga familja ime ku në këtë periudhë prej tre muajve kam qen shumë i ngarkuar ku ka pas raste që fëmijët e mi i kam takuar vetëm në gjumë, por me realizimin e fitores të harrojmë çdo vështirësi që e patëm. Nga ana tjetër, mbështetjen nuk dua ta harroj edhe nga shokët dhe sponzorat që i falënderoi publikisht.

ArenaRing: Çfarë titulli është ky?

Rudaj: A.F.S.O / All Fight System Organisation është njëra prej federatave më të njohura ne skenën e Thaiboxit. Është një Federatë shumë serioze me strukturë të veçante si për Organizatoret dhe sportistët. Unë do te luftoje për  titullin botëror ne Muay Thai rules me peshë -58kg.

ArenaRing: Keni udhëtuar disa dite me herët ne Tajlande, arsyeja ?

Rudaj: Ne Tajlandë koha di të ndryshoj shume dhe ka shume lagështi, andaj më është dashur të vi disa ditë më herët që të ambientohem, ndërkohe që dua të mësohej organizmin edhe me ushqimin por edhe me disa trajner që kam këtu të zhvilloj përgatitjet e fundit. 

ArenaRing: Me ke po përgatitesh ne Tajlande ?

Rudaj: Nga vitit 2013 kur kam qen herren e pare në këtë vend unë nuk kam nderuar për asnjë moment ekipin tim ne Tajland pasi ata janë shumë profesional ne punën që bëjnë dhe kam mësuar shumë nga trajnerat tajlandez. Me këta une këshillohem shumë edhe për ndeshjet që i zhvilloj jashtë Tajlandës, thjesht ata më përkrahin në udhëtimin tim ku përveç përgatitjeve ne aspektin fizik përftoj shume edhe nga këshillat e tyre.

ArenaRing: Si mendoni se do jete ndeshja ?

Rudaj: Jam maksimalisht i përgatitur për këtë përballje dhe në asnjë manure nuk mendoj që të kthehem pa titull në Kosovë apo në Zvicër. Nuk dua që kohën që kam humbur gjatë përgatitjeve dhe vështërsitë ti hedh poshtë. Dua që këtë titull tua dorëzoj nënës sime që e dua dhe ti kërkoj falje që nuk kam arritur që të jem shumë kohë me të gjatë kohës së përgatitjeve. Ne aspektin e taktikës do të tentoj ta kem  kundërshtarin në kontroll. Fillimisht do të aplikoj stilin tradicionale Muay Thai, kurse varësisht nga zhvillimi i ndeshjes do të aplikoj edhe boksin, pasi kohen e fundit kam ushtruar shume edhe ketë stil te luftimeve. 

ArenaRing: Çka pas kësaj ndeshje ?

Rudaj: Shpresoj pas fitores të me jepet mundësia që këtë titull ta mbroj në Kosovë ose në Zvicër, ndërkohe që mbështetje kam marr edhe nga miku im, menaxheri i sporteve luftarake Avdyl Salihu. Kemi shumë projekte po jam njeri i punës jo fjalës. Ta realizojmë njëherë fitoren atëherë do shpalos planet e mia. Zoti ju ruajt dhe respekt për shqiptarët.