LSM: Qeveria të qëndrojë pranë punëtorëve dhe të japë atë që kërkojnë
Shkup, 6 shkurt – Qeveria me vendosmëri duhet të jetë në krah të punëtorëve, propozimin për pagën minimale të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë të Veriut (LSM) ta vendos në votim në Këshillin ekonomiko-social (KES) dhe ta mbështesë, porositi sot LSM. Ata kërkojnë zgjidhje për pagën minimale prej 18.000 denarë dhe rritje graduale të pagave të tjera.
Përsëri paralajmërojnë se nëse deri të ënjtën në Kuvend nuk votohet propozim-vendim ligjor, LSM do të filloj grevë në fakt bllokime të fabrikave, zonave ekonomike, rrugëve.
“LSM tashmë është në grevë për mungesë dëgjimi nga punëdhënësit dhe propozim-vendimet e turpshme të propozuara që i sjellin çdo KES për të blerë kohë që nuk e kemi! Qeveria që doli me një analizë që ne e mirëpresim dhe që konfirmon se propozimi i LSM është zgjidhja më realiste dhe më e qëndrueshme si zgjidhje konceptuale dhe se ata folën pozitivisht dhe prandaj kërkojmë që të mos bien më nën ndikimin e lojërave të punëdhënësve që guxuan të kërkonin vetë. Kërkojmë që propozimi i LSM-së të vendoset për votimin e KES-it, i cili për ta, duke u përmbyllur pas analizës së përgatitur prej tyre dhe diskutimeve që ata udhëheqin për KES-in, është i pranueshëm”, thuhet në kumtesë të LSM-së.
Ata inkurajojnë Qeverinë, siç thonë ata, të qëndrojë fort krah për krah punëtorit dhe të japë atë që duan.
“Nëse edhe më tej nuk ka vendim për pagë minimale prej 18.000 denarë dhe rritje graduale të pagave tjera, LSM të enjten më 10 shkurt të vitit 2022 do të dalë para Kuvendit të Maqedonisë. Ajo do t’i bëjë thirrje anëtarësisë që t’u japë mbështetje të gjithë deputetëve për të votuar propozim-vendimin ligjor të propozuar nga LSM-ja dhe që u është dorëzuar të gjithëve për pagën minimale e cila është vendosur si pika e 7-të e rendit të ditës në seancën që do të mbahet të enjten më 10.02. 2022 në orën 11:00”, thuhet në kumtesën e LSM-së.
Nëse kjo nuk votohet, fillojmë me grevë – bllokada fabrikave, zonave të lira ekonomike, institucioneve, rrugëve etj., sepse fajin e kanë punëdhënësit që nuk kanë pagë minimale prej 18.000 denarë dhe rritje graduale të të gjitha pagave tjera dhe i rekomandojmë Qeverisë që me vendosmëri të qëndrojë në anën e punëtorëve dhe propozimin e LSM-së ta vendosë në votim të KES-it dhe ta mbështesë, thonë nga LSM-ja.

