LSM: Qeveria të pranojë rritjen e pagës minimale

Shkup, 30 janar – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon qe nesër Qeveria të pranojë rritja e pagës minimale dhe pagesa e K-15 për sektorin publik.

Nga sindikata presin përgjigje pozitive ndaj propozimit të tyre për ngritjen e pagës minimale në 18.000 denarë dhe rritje graduale të të gjitha pagave në pajtim me Marëveshjen Kolektive dhe ligjin Vjetor për punetorët në sektorin publik.

“Në këtë krizë kovid, krizë ekonomike dhe energjetike nevojitet rritje e pagave, ndërsa këtë e tregon edhe analiza e profesorëve eminentë e cila tregon se rritja e pagës minimale nuk ka efekt negativ ndaj firmave dhe nuk ndikon ndaj uljes së profitit të tyre. Përkundrazi, me rritjen e pagave të të punësuarve, te ata rritet motivimi, ndërsa me këtë edhe produktiviteti me çka nuk vërehen ndryshime në fitimin e firmave ose se që të rritet produktiviteti duhet të rritet paga minimale, ndërsa me këtë do të rritet edhe vlera e shtuar e firmave, gjegjësisht PBB”, thonë nga Lidhja e Sindikatave.

Nga LSM kërkojnë që menjëherë të pranohen kërkesat e tyre sin ë takimin e nesër në qeveri ashtu edhe nga ana e deputetëve në kuvend.