LSM: Menjëherë të qaset ndaj rritjes së pagave

Shkup, 20 gusht – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që Qeveria dhe punëdhënësit nga sektori privat menjëherë të qasen ndaj rritjes së pagave të punëtorëve sepse, siç thonë, edhe në kohën e pandemisë së Kovid-19, punëtorët me punën e tyre kanë ndihmuar në rritjen e kapitalit të punëdhënësve, ndërsa shteti ka paguar të ardhura në bazë të tatimeve.

“Njëqind kompanitë më të mëdha kanë realizuar fitim të përgjithshëm prej 735,5 milionë euro në vitin 2021, ndërsa në vitin 2020 fitimi i këtyre kompanive ka qenë 517,4  milionë euro, që do të thotë se për një vit fitimi është rritur për 42 për qind. Kjo do të thotë se punëtorët vetëm në këto 100 kompani më të mëdha kanë qenë më produktivë dhe u kanë siguruar punëdhënësve të tyre një fitim fantastik prej 218,1 milionë euro shtesë në vetëm një vit”, thekson LSM.

Nga LSM theksojnë se për ndryshim nga rritja e fitimit kapital të punëdhënësve, pagat e punëtorëve u rritën  vetëm për 5,8 për qind sa është rritur paga mesatare u rrit nga dhjetori i vitit 2020 deri në dhjetor të vitit  2021 sipas Entit Shtetëror të Statistikave.