LSM-ja edhe sot në protestë para Kuvendit

Shkup, 2 korrik – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot para Kuvendit do të vendos karrige në shenj të mbështetjes së anëtarëve të Komisionit për financim dhe buxhet për të votuar amendamentin me të cilën kërkohen mjete në rebalancin e Buxhetit për pagesë lineare të 2.806 denarëve në shumën neto për të punësuarit në sektorin publik.

Do të vendosen 14 karrige, ndërsa protesta do të fillojë në ora 13:30 dhe në këtë periudhë kohore komunikacioni do të jetë në ndërprerje.

“Do të jemi në rrugë për tu dhënë mbështetje deputetëve anëtar të Komisionit për të votuar amendamentin e LSM-së me të cilin parashikohen 2.806 denarë për secilin punëtorë në sektorin publik. Nëse nuk japin mbështetje për amendamentin e LSM-së, do tu thërrasim ermin dhe mbiemrin, që secili punëtorë të dijë se kush është mik dhe kush është armik i punëtorit dhe publikisht do të kërkojmë dorëheqje nga të gjithë ato përse nuk janë adekuat për të përfaqësuar punëtorinë dhe qytetarët në Kuvend”, thonë nga LSM-ja.