LSM dhe OPM në dialog për harmonizimin e pagave në sektorin privat
Shkup, 4 mars – Përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë (OPM) realizuan takim në të cili është diskutuar për nevojën e harmonizimit të pagave të punëtorëve në sektorin privat në përputhje rritjes së pagës minimale.
“LSM dhe OPM si organizata të vetme përfaqësuese të punëtorëve dhe punëdhënësve ranë dakord që përmes dialogut social në periudhën e ardhshme të gjindet një model i përbashkët i pranueshëm për harmonizimin e pagave të punëtorëve në sektorin privat në përputhje me rritjen e pagës minimale me marrëveshjet kolektive, ndërsa e njëjta të mos shkaktojë implikime serioze për funksionim normal të punëdhënësve si dhe të garantojë siguri dhe qëndrueshmëri të vendeve të punës të punëtorëve”, kumtuan nga LSM.
Në kumtesë më tej thuhet se LSM dhe OPM kanë rënë dakord që t’i qasen procesit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin privat në fushën e ekonomisë, në mënyrë që të rregullohen të gjitha çështjet të cilat janë në interes edhe të punëtorëve dhe të punëdhënësve.
“LSM dhe OPM në periudhën e ardhshme së bashku do të dalin para partnerit të tretë social, Qeverisë, për gjetjen e masave konkrete për mbështetje edhe të punëdhënësve dhe të punëtorëve të cilët i respektojnë të drejtat e punëtorëve dhe të cilët janë pjesë e LSM-së dhe OPM-së në koto momente jashtëzakonisht të komplekse të krizës shëndetësore, ekonomike, energjetike dhe ushtarake”, thonë nga LSM-ja.

