LSM: Apelojmë që pagat e funksionarëve të ulen për 78 për qind, me përdorimin e flamurit evropian dhe pa konsultime

Shkup, 19 tetor – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë apelon deri te Qeveria që të mos kërkoj pretekst dhe të mos e anulojë uljen e pagave të zyrtarëve për 78 për qind.

“I bëjmë thirrje Qeverisë që të mos justifikohet për procesin me uljen e pagave të zyrtarëve, por të zbatojë parimin tashmë të vendosur, si kur miraton ligjet në dëm të punëtorëve dhe me keqpërdorimin e flamurit evropian, pa konsultime të gjera, pa dialog dhe pa u shqetësuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, siç këtë e kanë bërë me vendosjen e javës së punës prej 72 orëve ose megjithatë tani kur duan të heqin pagën minimale nga Ligji për nëpunësit administrativë dhe të parashtrojnë deri te Kuvendi propozim të Ligjit, me të cilin do të ulin pagat e funksionarëve për 78 për qind”, thuhet në apelin e LSM-së.

Sipas sindikatës, nuk nevojitet shumë kohë për të bërë ndryshimin e ligjit.