LSDM: ZNAM po përballet me përçarje dhe largime nga strukturat lokale
Shkup, 09 maj, medial.mk/ – Partia opozitare Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (SDSM) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit për partinë ZNAM, duke pretenduar se kjo forcë politike po përballet me përçarje të brendshme dhe largime nga strukturat e saj lokale.
Sipas LSDM-së, pas disa dorëheqjeve dhe largimeve nga ZNAM, partia po humb mbështetje politike dhe po dobësohet në terren.
Nga LSDM thonë se ZNAM është krijuar dhe mbështetur nga Maksim Dimitrievski dhe VMRO-DPMNE, me qëllim dobësimin e LSDM-së në skenën politike.
Në reagimin e tyre, LSDM akuzon edhe VMRO-DPMNE-në se po përballet me rënie të mbështetjes qytetare dhe humbje të votuesve për shkak, siç thonë, të premtimeve të papërmbushura dhe politikave të dështuara.
“Qytetarët po i kuptojnë manipulimet politike dhe lajmet e rreme që po plasohen në opinion”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

