LSDM: VMRO-DPMNE të tërheqë deklaratën për Goce Dellçevin, vetëm teatër po bëjnë!

Shkup, 7 shkurt – Për LSDM-në Deklarata që VMRO-DPMNE-ja e ka parashtruar në Kuvend me rastin e 150-vjetorit nga lindja e Goce Dellçevit është nënshtrim politik nga ana e VMRO-DPMNE-së me qëllim që të thellohen ndarjet tek populli maqedonas dhe shkon në dëm pikpërisht të fytyrës dhe veprës së tij.

Nga partia kërkojnë që VMRO-DPMNE-ja ta tërheq Deklaratën dhe, siç thonë, nëse me të vërtetë dëshirojnë ta shohin Maqedoninë e Veriut në BE, të përfshihen në mënyrë konstruktive në proceset që janë me interes kombëtar.

“Goce Dellçevi është një nga heronjtë më të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut, trashëgiminë e të cilit fuqimisht e promovojmë. Nga ky qëndrim nuk heqim dorë asnjë milimetër. Lojërat populiste të VMRO-DPMNE-së janë në dëm të fytyrës dhe veprës së kolosit Dellçev. Turp është se çka VMRO-DPMNE-ja po tenton t’i bëjë heroit Goce Dellçev”, tha në konferencë për shtyp, koordinatori i LSDM-së, Nikolla Mitrevski.

Sipas LSDM-së, “heroi kombëtar maqedonas Dellçev nuk ka meritur të vendoset në deklaratë politike, ndërsa vepra e tij dhe kontributi i tij politik në krijimin e shtetit maqedonas nuk meriton sjellje të tillë nënçmuese”