LSDM: Ulet paga mesatare, dështuan politikat ekonomike të Mickoskit
Shkup, 23 shtator – Partia maqedonase në opozitë LSDM thotë se paga mesatare po ulet dhe kjo është sipas politikave të gabuara të Hristijan Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së.
“Është e papranueshme që çdo qeveri të lejojë uljen e pagave, veçanërisht në një kohë kur familjet po përballen me rritjen e kostove të jetesës dhe rritjen e çmimeve të produkteve”.
“Rënia prej 1000 denarë nënkupton më pak mjete për nevojat elementare, cilësi të reduktuar të jetës dhe standard më të ulët. LSDM-ja në vitet e kaluara vazhdimisht i ka rritur pagat edhe në kohë krize, duke arritur në mbi 41.000 denarë. Për krahasim, në vitin 2015, paga mesatare nën OBRM-PDUKM ishte vetëm 20.853 denarë”.