LSDM: Piromani Mickoski përpiqet të përfitojë politikisht nga zjarret

Shkup, 6 gusht – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes Stefan Vasev, sot ka dërguar akuza ndaj kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se ai po përpiqet të përfitojë politikisht nga zjarret që kanë kapluar pothuajse tërë Maqedoninë, përcjellë Zhurnal.

“Mickoski assesi të mar mësim nga e kaluara dhe po i përsëritë gabimet në dëm të tij. Në mënyrën e njejtë siç tentoi të manipulojë qytetarët me konstruksione,akuza të rreme dhe shpifje se shëndetësia publike nuk ka teste, barëra dhe dije të menaxhojë me korona krizën. Tani përsëri Mickoski me akuza të rreme dhe të pabaza, me konstruksione përpiqet të mbjellë frikë, duke nënçmuar përpjekjet e institucioneve që menaxhojnë me zjarret”, thotë Vasev nga LSDM.

Ai shprehet se sistemi funksionon dhe se të gjjitha institucionet përkatëse, në nivel qëndror dhe lokal janë aktivë në menaxhimin me zjarret.//Zhurnal.mk