LSDM: Me miratimin e buxhetit, VMRO-DPMNE dhe Arsovska e dëshmuan se ende janë bashkë
Shkup, 28 dhjetor – LSDM sot përmes një kumtese për media ka akuzuar se VMRO-DPMNE dhe Arsovska janë njëlloj por ata ndonjëherë përleshen vetëm për tenderë, përcjellë Zhurnal.
Sipas asaj që thuhet sot në kumtesë, dje VMRO-DPMNE por edhe E Majta kanë votuar propozim buxhetin e qytetit të Shkupit dhe me këtë e kanë dëshmuar se koalicionimi i tyre vazhdon.
Nga kjo parti thonë se “VMRO-DPMNE në Shkup ka kryetaren e saj, ka shumicën e këshillit dhe kryetar këshilli, ka shumicë edhe në anëtarët e bordeve drejtuese nëpër ndërmarjet publike dhe me këtë e ka përgjegjësinë e tërësishme për katastrofën që i ndodhë Shkupit”.
“Pas miratimit të djehsëm të buxhetit, VMRO-DPMNE e konfirmoi koalicionin me Arsovskën dhe dëshmoi se çdo përpjekje e tyre të largohen nga Arsovska është veëtm një gënjeshtër e kryetarit të tyre shpic, Hristijan Mickoski”, thuhet në kumtesën e partisë./Zhurnal.mk