LSDM dhe BDI refuzojnë deklaratën e VMRO-DPMNE-së për Goce Dellçevin

Shkup, 15 shkurt – Partitë LSDM dhe BDI sot kanë votuar kundër propozim deklaratës për Goce Dellçevin në Komisionin Kuvendor për Punë të Jashtme, informon Zhurnal.

Kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski tha se kjo ofron projekte në arsim dhe kulturë për shënimin e Dellçevit.

Sipas tij, me këtë votim të deputetëve nga pushteti, dëshmohet se janë në një linjë me ministrin Bujar Osmani, i cili siç tha, prapa skene në mënyrë jo transparente po dakordon diçka me Sofjen zyrtare.

“Nuk përjashtohet pikërisht një pjesë nga marrëveshja të jetë dhe tregëtimi me historinë nacionale të Maqedonisë, duke përfshirë dhe ato njerëz të mëdhenj që janë themelues të shtetit të Republikës së Maqedonisë”, tha Milloshoski.

Nga LSDM thonë se shumë mirë e kanë shpalosur qëndrimin e partisë.

“Na pengon se me deklaratën duam të kthehemi prapa. Ajo që për Gocen ne e kemi në himnin tonë, në emërimin e shkollave dhe rrugëve, në festimin e Goce Dellçevit dhe respektin ndaj tij, me të vërtetë është kthim mbrapa, dhe jo përpara me këtë deklaratë”, tha Zhaklina Llarazervska nga LSDM./Zhurnal.mk