LSDM: Deputetët e VMRO-së gati një vjet bllokojnë Propozim-ligjin për mësimdhënës
Shkup, 20 maj – Në anë të një njoftimi nga ana e LSDM-së thuhet se “deputetët e VMRO-së gati 1 vjet e bllokojnë Propozim-ligjin për mësimdhënës”.
“Bllokimet janë sjellje e turpshme bashkë me refuzimin që bëjnë për të marrë pjesë në standardin më të mirë. Pse VMRO-DPOMNE është kundër rritjes të pagave për 27.000 mësimdhënës?”, thonë nga LSDM.
Ata po ashtu pyesin pse janë kundër sigurisë ekonomike dhe ligjore të kuadrit mësimor.
“VMRO-ja sërish sillet në mënyrë të turpshme në dëm të mësimdhënësve dhe gjithë sistemit arsimor. Shumica parlamentare e udhëheqhur nga LSDM nuk do të lejojë të kalojnë bllokimet”, thonë nga LSDM.

