LSDM: BE-ja ka mesazh të qartë, të vazhdohet mandati i gjykatësve dhe prokurorëve

Shkup, 29 qershor – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot përmes një kumtese për media, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka dërguar mesazh se pret mbështetje nga deputetët për ligjin për vazhdimin e afatit për pensionim të gjykatësve. Këtë e konfirmoi edhe euro ambasadori Dejvid Gir gjatë ditës së djeshme, informon Zhurnal.
Në komunikatën partiake thuhet se BE pret zgjidhje sepse e drejta e sundimit të së drejtës është e rëndësishme, jo vetëm për shtetin por edhe për anëtarësimin në BE.
“Kjo shkakton dëshpërim edhe më të madh te VMRO-DPMNE, e cila nuk zgjedhë mënyra si të bllokojë ligjin, me qëllim të pengojnë drejtësinë, të mbrojë krimin e bashkëpartiakëve të tij. Në mbrojtjen e saj të ahspër të krimit, deputetët e VMRO-DPMNE-së shkaktuan incidente në Komisionin për Çështje Evropiane. VMRO-DPMNE gjithnjë është kundër sistemit funksional gjyqësor, përgjegjësi do të ketë për çdo krim”, thuhet në kumtesën e partisë./Zhurnal.mk