LSDM, Arsovska nuk realizoi asnjë premtim

Shkup, 30 janar – Sipas kësaj partie në këtë periudhë Danella Arsovska vetëm e ka partizuar administratën e qytetit duke i punësuar 109 kuadro aprtiak. Edhe në pozicionet e drejtorëve Arsovska ka caktuar kuadro të dëshmuara të VMRO-DPMNE-së thonë nga LSDM. Nga kjo e fundit e akuzojnë kryetaren e Shkupit edhe për mosmbajtjen e premtimit për transport publik falsa.

“Arsovska jo vetëm që nuk vendosi trasport publik pa pagesë, por edhe ka vendosur biletë të re prej 120 denarësh në Ndërmarrjen e Transportit Publik, ndërsa paraprakisht e ndërpreu proektin Bas-Rapid-Tranzit për të cilin ishin siguruar mjete nga Banka Evropjane për Ridërtim dhe Zhvillim”, u shpreh Darko Kaevski nga LSDM.

Poashtu nga LSDM theksojnë se Arsovska u deklarua jo kopetente edhe sa i përket problemit të shkupjanëve me ngrohjen qëndrore. Por të kundërtën e pretendojnë nga qyteti i Shkupit, prej ku theksojnë se brenda 82 dtësh kryetarja Arsovska i ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve.