Lotus Electre R që prodhon 905 kuaj-fuqi, me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 490 kilometra
Lotus ka prezantuar SUV-in elektrik Eletre në fillim të këtij viti, e tani dihet se do të jetë i disponushëm në versionin Eletre, Eletre S dhe Eletre R.
Motori standard prodhon 603 kuaj-fuqi, derisa Eletre R ka dy motorë elektrikë, që bashkë prodhojnë 905 kuaj-fuqi. R nga 0-100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda, derisa S për 4.5 sekonda.
Versioni standard i modelit ka një rreze prej 900 kilometrave, derisa Eletre R i përshkon 490 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë që ka kapacitetin prej 112 kWh.
Përmes mbushësit të shpejtë, bateria mbushet nga 10 deri në 80 për qind të kapacitetit për vetëm 20 minuta.
Electre do të shitet në gjashtë ngjyra të ndryshme. E në ofertë do të jenë edhe gjashtë dizajne të ndryshme të fellneve të aluminit.
Sa i përket brendësisë, blerësit mund gjithashtu të kenë gjashtë opsione. Lotus përdor alternative e pranueshme në aspektin ekologjik kur bëhet fjalë për lëkurën.